75 Mall Live Search
08:11 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / AR

Pse nuk u pëlqye kënga e re e Katy Perryt?

Edhe pse adhuruesit e Katy Perryt e kanë pritur me padurim këngën e re të saj “Woman’s World”, duket se ata nuk janë edhe aq të kënaqur me këtë projekt të ri muzikor.

Si titulli ashtu edhe teksti i këngës mundohen të dërgojnë një mesazh në favor të grave.

Megjithatë, nuk ndodh e njëjta gjë me videoklipin e këtij projekti.

Në komentet e lëna në YouTube, fansat thonë se videoklipi duket se është realizuar posaçërisht për sytë e burrave, pavarësisht mesazheve feministe që mundohet të përcjellë.