75 Mall Live Search
18:40 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2024 / Zgjim Sefa

Pse PDK-ja ende nuk e publikoi listën e kandidatëve për deputetë? – Flet Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se lista e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit është gati dhe i takon të propozuarit për kryeministër, Bedri Hamza që të bëjë publike atë.

I pyetur se a janë pjesë e listës të gjithë deputetët aktual, Haxhiu tha se sa ka informacione janë të gjithë.

“Lista pothuajse është finalizuar, 99 % i takon kandidatit për kryeministër ta bëjë publike atë… Nuk e besoj, me aq sa kam informacion të gjithë deputetët që kanë qenë në legjislaturën e fundit do të jenë edhe kandidatë për deputet në këto zgjedhje”, ka thënë Haxhiu në Tëvë1.

Tutje, ai tha se PDK do të dal fituese në këto zgjedhje dhe se LVV është radha që të ndëshkohet nga qytetarët me votë./Indeksonline/