11:50 / E Enjte, 20 Maj 2021 / AR

Pse periodat tuaja janë më të dhimbshme se të atyre rreth jush

Periodat ndryshojnë nga një grua në tjetrën, që do të thotë dhimbjes, simptomat, kohëzgjatja, etj nuk janë gjithnjë njësoj.

Një cikël normal zgjat 21 deri 35 ditë ndërsa periodat 2 deri në 7 ditë. Disa kanë dhimbje të tmerrshme gjatë periodave për shkak të asaj që quhet endometriosis por disa mund të kenë probleme me ciklin normal edhe pa e pasur atë. Pse?

Dieta e keqe

Një studim mbi vajzat në moshën shkollore arriti në përfundimin se vajzat që hanë ushqime të pashëndetshme vuajnë gjithashtu edhe nga simptoma të shumta paramenstruale. Studime të tjera tregojnë se përbërësit që janë të mirë për shëndetin si Omega 3 dhe kalciumi, reduktojnë dhimbjen e periodave.

 Shkaktar mund të jetë mosha

Me kalimin e moshës, periodat bëhen më të rregullta dhe zgjasin më pak. Kjo ndodh deri në moshën 40 ose 50 vjeç. Disa femra e kanë fazën më të vështirë të periodave gjatë perimenopausës që është faza përpara menopauzës. Gjatë kësaj kohe ato kanë më shumë dhimbje dhe gjakderdhje.

Ushtrimet fizike

Femrat që nuk bëjnë ushtrime fizike mund të kenë perioda më problematike se femrat që bëjnë ushtrime. Mirëpo kjo nuk duhet t’ju shtyjë të bëni më shumë ushtrime. Ushtrimet e tepërta mund t’ju reduktojnë periodat ose të bëjnë që të mos vijnë fare, gjë që lidhet me efektin e hipotalamusit. Madje kjo mund të çojë edhe në atë që duhet amenorrhea (mungesa totale e periodave).

 Problemet e peshës

Në përgjithësi gratë që janë mbipeshë, janë të prirura për të pasur perioda më të parregullta dhe të dhimbshme. Kërkimet tregojnë se kjo lidhet me faktorët hormonal të tilla si sasia e insulinës dhe estrogjenit.

 Pilulat

Marrja e kontraceptivëve oral i bën periodat më të menaxhueshme dhe jo me shumë dhimbje. 

 Nëse nuk është asnjë nga më sipër

Nëse asnjë nga shpjegimet e mësipërme nuk vlen në rastin tuaj, mund të jetë ky faktori që ndikon. Periodat mund të ndikohen faktorë patologjikë në uterus. Fibroidet (disa rritje jonormale në uterus) dhe polipset (nje pjesë e rritur beninje në uterus) mund t’i bëjnë periodat më të dhimbshme se normalja. Sindroma ovariane policistike mund të shkaktojë perioda të parregullta dhe më të gjata dhe gjakderdhje më të madhe.