21:27 / E Martë, 05 Tetor 2021 / OSH

Pse ra mbrëmë Facebook-u dhe rrjetet e tjera sociale

Facebook-u, Whatsapp-i e Instagrami për disa orë ishin jashtë funksionit mbrëmjen e së hënës. Qytetarët thanë se nuk mund ta paramendojnë jetën pa rrjete sociale.

Kjo është pamja e zakonshme e qytetarëve që kalojnë nëpër sheshin e kryeqytetit.

Edhe gjatë ecjes telefonat janë pothuajse gjithnjë në përdorim.

E nga kosovarët që përdorin telefona të mençur, afër një million nga ta e kanë të instaluar edhe rrjetin social Facebook.

Por kjo platformë online shumë e përdorur nuk ishte funksional për disa orë një ditë më parë.

Facebook, Whatsappi dhe Instagrami ndaluan së funksionuari përnjëherësh.

E si duket qytetarët edhe pse jo në këto, kohën e tyre e kanë shpenzuar në rrjete sociale tjera.

Madje një nga qytetarët thotë se nuk mund ta imagjinojë jetën pa pasur Facebook.

Por për krejt çka ndodhi me Facebook-un, Instagramin dhe Whatsappin ditën e katërt të tetorit, profesori i Kibernetikës në Universitetin e Prishtinës e ka një përgjigje.

Njohësi i kësaj fushe tregon edhe se si Facebook është shndërruar në mjetin kryesor të komunikimit në mes të njerëzve, dhe se jeta pa të do të ishte e vështirë.

Reagime të shumta për këtë problem kishte menjëherë në Facebook pas rregullimit të serverit.

Për këtë ngjarje reagoi edhe ish shefi i Kibernetikës, Zafir Berisha.

Mirëpo pasi kaluan 6 orë, krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg sqaroi se aplikacionet u rikthyen në internet.

E dikush nga kosovarët kishte një mesazh qesharak për Zuckerberg./t7