12:45 / E Martë, 28 Janar 2020

Pse rrinë shqiptarët në Internet?

Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të Internetit në tre muajt e fundit.

Në Bashkim Evropian sipas Eurostatit përdorimi i Internetit nga e njëjta grupmoshë përllogaritet të jetë 87%, rreth 18 pikë më shumë krahasuar me Shqipërinë.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, aktivitetet kryesore që kryhen nga shqiptarët përmes Internetit në “tre muajt e fundit” që janë pyetur janë kërkimi i informacionit për mallrat dhe shërbimet me 50,2 %,, marrja ose dërgimi i e-mail-eve 32,5 % dhe shikimi i filmave 38,2 %.

Në ndryshim, pjesa më e madhe e evropianëve (75%) janë përgjigjur se më së shumti e përdorin Internetin për të marrë ose dërguar e-mail-e, ndërsa në vende të dytë renditet kërkimi i informacionit, i ndjekur nga dërgimi i mesazheve, apo i të lexuarit të shtypit. Gjithashtu pjesa më e madhe e evropianëve kanë deklaruar se e përdorën Internetin për veprime e lehtësi bankare dhe rrjetet sociale etj.

Rekordi i përdorimit të Internetit në BE i takon Islandës ku thuajse 100% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë përdorur Internetin në 3 muajt e fundit që është kryer anketimi.

Po ashtu, përqindja ka qenë shumë e lartë në vendet si Zvicra dhe Danimarka apo Norvegjia dhe Suedia me 98%. Kurse përdorimi i Internetit është vlerësuar si më i ulëti në vendet e Evropës Lindore, ku rekordi është regjistruar në Bullgari me 68%. Më pas renditet Shqipëria me një përdorim prej 68.6%./tch