13:25 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pse rritet dëshira për ushqime të ëmbla gjatë ciklit

Duket se cikli menstrual shkon krah për krah me dëshirën për akullore e çokollata.

Dëshirat e ushqimit janë vetëm një nga simptomat e shumta të sindromës premenstruale, të njohur edhe si PMS. PMS ka të ngjarë të shkaktohet nga luhatjet hormonale dhe si ato ndikojnë në transmetuesit kimikë në tru të quajtura neurotransmetues, transmeton GazetaShneta.

Hulumtuesit kanë dokumentuar më shumë se 150 simptoma të PMS të ndryshme, duke filluar nga trupi fizik e deri tek gjendja emocionale. Dëshira e shtruar për ushqim gjatë fazës PMS lidhen edhe simptoma tjera sic janë luhatja e humorit, ankth dhe tension, trishtim dhe depresion.

Të dhënat nga hulumtime të ndryshme konfirmojnë se gratë kanë tendencë të hanë më shumë gjatë ciklit menstrual, me një rritje të konsumit të kalorive deri në 500 kalori shtesë në ditë, përcjellë “The Conversation”.

Studiuesit nuk janë saktësisht të sigurt se nga vijnë këto dëshira ushqimore, por ka disa teori kryesore. Një nga to është se gratë në mënyrë të pavetëdijshme kthehen kah ushqimi si një lloj forme mbështetjeje.

Konsumi i karbohidrateve rezulton në rritjen e nivelit të serotoninës, një neurotransmetues në sistemin nervor qendror, i cili kontribuon në një ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies dhe lumturisë. Duke rritur marrjen e karbohidrateve, gratë mund të ndihen më mirë andaj edhe shtojnë konsumin e tyre.

Një tjetër shpjegim i mundshëm për dëshirat e shtuara për ushqim është se gratë ndihen më mirë psikologjikisht.