06:52 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Pse s’duhet të flesh pa bërë një maskë të mirë fytyre

Kur dëgjojmë fjalën “maskë”, gjëja e parë që na shkon mendja është ajo që lidhim me koronavirusin. Pandemia na bëri të harrojmë se ekzistojnë dhe shumë lloje të tjera maskash, por nga ato që na e zbukurojnë fytyrën dhe s’na besdisin aspak.

Nëse gjatë kësaj kohe i keni lënë pas dore maskat e fytyrës, është koha t’ja shtoni sërish rutinës suaj. Për një nga arsyet më poshtë, pasi të lexosh këtë artikull çohu dhe vendos një maskë para se të flesh.

Pastrim

Pastroni fytyrën dhe zgjohuni më të bukur falë maskave që do t’ju ndihmojnë të shtendosni muskujt dhe të zhdukni gjithë gjurmët e një rutine të lodhshme.

Shmang problemet

Nëse sonte aplikoni një maskë ta thjeshtë me veti pastruese, nesër do të zgjoheni me një fytyrë më të pastër. Kështu rrjedhimisht do të shmangni të gjithë problemet me lëkurën.

Ushqen

Maskat me veti ushqyese janë ato të cilave do t’i jeni mirënjohës gjithë jetën. Bukuria e përjetshme është rastësi.

Ndihmon regjimin

Aplikimi i maskave gjithashtu ndihmon në një regjim më të mirë. Pra, nëse sot flini të çlodhur nesër zgjoheni herët dhe plot energji. Kaq e thjeshtë!