20:21 / E Mërkurë, 15 Janar 2020

Pse seksi pas sherrit është shumë i mirë?

Skenat e nxehta, puthjet dhe seksi pasionant,  pas një sherri të bujshëm , janë të zakonshme në filmat romatikë, por  të gjithë e dimë se realiteti nuk është shumë ndryshe nga ky skenar. Ekziston një  lidhje midis të qenët i zemëruar dhe i eksituar dhe sipas psikoterapistëve të çifteve dhe ekspertëve të seksit, ka disa arsye përse marrëdhënia intime pas një zënke është aq e zjarrtë.  Pra qenka shkencë më vete.

Hormonet si testosteroni, adrenalina dhe kortizoli (hormoni i stresit), të gjitha rriten kur përfshihemi në një debat. “Kur kortizoli çlirohet nga stresi, trupat dhe mendjet tona mund të dëshirojnë për afërsinë që ofron seksi,” shpjegon doktoresha Jenni Skyler. Gjatë marrëdhënies intime rriteti niveli i  serotoninës, dopaminës, adrenalinës dhe oksitocinës hormone që ju qetësojnë .

Ankthi dhe zemërimi mund të rrisin rrahjet e zemrës suaj, qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen, por eksitimi mund të nxisë të njëjtat efekte në trupin e njerit.  Në një farë mënyre ju dëshironi të vazhdoni të ndërveproni dhe ndërveprimi fizik është sinjali dhe reagimi i parë që ju vjen nga truri. Ndaj mos u çudisni kur gjatë zënkës me partnerin nga hiçi ju  doni ta puthni , ta shtrëngoni fort apo ta gjuani me pëllëmbë (nuk e urojmë këtë të fundit) !

Fjala pasion, e ka origjinën nga fjala  ‘patior’ nga latinishtja dhe do të thotë dhimbje e ndër vite studiuesit kanë dalë në përfundimin shkencor se ekziston një lidhje midis inatit, pasionit e vuajtjes.

Grindjet  mund të stimulojnë fantazitë sadomatokiste seksuale (arritja e kënaqësisë seksuale nga dhuna)  shpjegon Gail Saltz, , psikiatër i specializuar në marrëdhëniet dhe shëndetin mendor.  Por, vetëm se ju pëlqen seksi pas zënkave nuk do të thotë që ju jeni njëqind për qind sadomazokist.