12:21 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / AR

Pse shkronja Z është bërë simbol pro-luftës dhe ç’kuptim ka?

Z është bërë simbol pro-luftës së Vladimir Putinit dhe në vetëm pak ditë, është parë kudo: në automjetet ushtarake ruse, nëpër rrjete sociale, e printuar në bluza, madje edhe në bluzën e një gjimnasti rus fitues medaljesh. Po çfarë do të thotë ky simbol?

Ekspertët nuk janë plotësisht të sigurt se çfarë kuptimi ka simboli i cili është shkruar në alfabet latin dhe jo cilirik. “Për momentin, është më pak e qartë se çfarë është sesa për çfarë përdoret,” tha për Euronews Donnacha Ó Beacháin, një profesor në Dublin City University, i specializuar në politikën post-sovjetike.

Pse shkronja Z është bërë simbol pro-luftës dhe

“Askush nuk e di me siguri se çfarë do të thotë, megjithëse ka teori të ndryshme. Disa mendojnë për Z si Za pobedy (për fitore), ndërsa të tjerë mendojnë se mund të jetë Zapad (Perëndim). Gjithçka e huaj sepse shkronja Z nuk ekziston në alfabetin rus.”

Shumë automjete ushtarake ruse që u drejtuan drejt Ukrainës për pushtim kishin Z të vendosur mbi to. Disa pajisje të tjera ushtarake kishin gjithashtu shkronja të ndryshme si V dhe O. Një teori e njohur në faqet e internetit ruse thotë se shkronjat Z, V dhe O janë “Volodymyr Oleksandrovich Zelenskyy”, referuar presidentit të Ukrainës.

Ministria e Mbrojtjes në Rusi, në faqet zyrtare në Instagram dhe Telegram, ka thënë se Z nënkupton: “Za Pobedu” (“për fitore”), “Za Mir” (“për paqe”), “Za pravdu” (“për të vërtetën”), dhe “Za Rossiou” (“për Rusinë”).

Pse shkronja Z është bërë simbol pro-luftës dhe

Për momentin është e paqartë origjina e simbolit, mirëpo Ryhor Nizhnikau, një studiues i lartë në Institutin Finlandez për Çështjet Ndërkombëtare në Helsinki, është i mendimit se mund të jetë diçka e shpikur kohëve të fundit nga ata që njihen si “spin doctor”. Një “spin doctor” është një zëdhënës i punësuar për të dhënë një interpretim të favorshëm të ngjarjeve në media, veçanërisht në emër të një partie. Sipas tij, Z ishte sajuar si pjesë e një fushate ushtarake: duke zgjedhur një shenjë që do të kapej lehtësisht si në Rusi ashtu edhe në Perëndim. Sa më i lehtë të jetë simboli, aq më lehtë përhapet.

Pse shkronja Z është bërë simbol pro-luftës dhe

Nizhnikau thotë se simboli Z përhapet për shkak të narrativës së fortë nacionaliste ruse të cilën Kremlini pëlqen ta promovojë. “Nacionalistët rusë për një kohë të gjatë kritikonin shtetin për mungesë veprimi dhe gjithmonë thoshin se po tregoni dobësi ndaj Perëndimit, nuk jeni mjaftueshëm aktiv apo proaktiv dhe nuk i mbroni mjaftueshëm rusët,” tha ai për Euronews.

Sipas ekspertëve, Z-ja po përdoret për të mobilizuar rusët për t’i dhënë mbështetjen e tyre luftës.

Si ka reaguar shoqëria ruse? Duke ecur nëpër Moskë, herë pas here vihen re makina me një Z mbi to, por shenja ende nuk është parë të përhapet masivisht në popullatën ruse. Gjatë mitingjeve mbarëkombëtare të së dielës kundër pushtimit të Putinit në Ukrainë, disa protestues u panë duke mbajtur tabela me fjalën Zachem (Për çfarë?).