17:30 / E Hënë, 01 Nëntor 2021 / AR

Pse vendosin t’i sjellin këngët e vjetra në remake? Përgjigjet befasuese të këngëtarëve

Viteve të fundit është bërë trend që këngëtarët shqiptar të rikthejnë në skenë hitet e vjetra.

Ata zgjedhin që përmes zhanreve të ndryshme të ‘godasin’ në shenjë duke i shndërruar në hite menjëherë pas publikimit, shkruan Indeksonline.

Në një prononcim për Indeksonline, Capital T i cili i pari e ka sjellë këtë frymë të re në treg u shpreh se kënga “Moj Hatixhe” dhe “Cola cola” janë këngë që kanë shumë vlera për të.

Janë këngë që kanë vlera shumë për mua. Më pëlqen shumë çka kanë krijuar më herët muzikantët shqiptar dhe prej asaj kurdo që është një këngë që më pëlqen me e kendu ende dhe më këndohet do të provoj me e përpunu dhe me e këndu vet, me e sjellë në një mënyrë më ndryshe për publikun tonë, që besoj kanë nostalgji për to”.

hatixhe - Twitter Search / Twitter

Nrg Band për Indeksonline theksoi se kënga “Mori Nuse”, ka një vlerë të veçantë dhe se grupi do të lansojnë sërish këngë remake.

Ne kemi sjellur versionin në remake sepse këngët e vjetra kanë vlera specifike, sidomos kush e ka këndu dhe kujt ka qenë kënga, për këtë është edhe arsyeja se përse kemi vendosur ta bëjmë remake. Sigurisht, ne do të bëjmë sërish këngë remake në një të ardhme të afërt“.

Edhe Ardian Bujupi i cili së fundmi solli “Pina Whiskey”, në versionin remake, për Indeksonline u shpreh se kjo këngë është hit dhe e duan shqiptarët.

Kënga ‘Pina Whiskey’, është njëra nga këngët që e duan shqiptarët. Ende vazhdon të jetë hit dhe kam dashur që të sjellë versionin remake. Më vjen mirë që kjo këngë po pëlqehet shumë nga publiku”, përfundoi ai./Indeksonline/

Ardian Bujupi - PINA WHISKEY (prod. by Notsaq) - YouTube