16:29 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / Gj. Sh

PSG arrin marrëveshje me Maco Asension

Marco Asensio është shumë pranë transferimit te skuadra e PSG-së.

Sipas Fabrizio Romanos, klubi francez ka arritur marrëveshje me futbollistin për kushtet personale, më ndërmjetësimin e agjentit Jorge Mendes, shkruan IndeksOnline.

Asensio pritet ti thotë lamtumirë tifozëve të real Madrididt para se të largohet nga klubi javën e ardshme.

Spanjolli pritet të nënshkruaj një kontratë që do ta mbante në Paris deri në vitin 2027.

Për Asension në garë ishte edhe skuadra angleze Aston Villa, por që futbollisti u bind nga oferta e PSG-së./IndeksOnline/