11:00 / E Premte, 07 Dhjetor 2018

PSG befason Barcelonen, 75 milionë euro për De Jong

E ardhmja e Frenkie de Jong duket se do të jetë një pikëpyetje e madhe.

Futbollisti holandez, me të cilin ai ka qenë i lidhur me Barçën kohëve të fundit, mund të jetë përforcimi i ardhshëm në PSG, sipas gazetës holandeze “De Telegraaf”.

Vetë Overmars pranoi takimin me përfaqësuesit e PSG-së, duke mohuar se kanë arritur një marrëveshje. Por, në vend të kësaj, “De Telegraaf” shkruan se dy klubet e kanë gjetur marrëveshjen mbi bazën e 75 milionë eurove.

De Jong, megjithatë, duhet të mbetet te Ajax deri në fund të sezonit. Në Paris mund të transferohet në qershor, kur, ndoshta, do të marrë përsipër të zëvendësojë Rabiot. Ky i fundit nuk ka pranuar ta rinovojë kontratën, që i mbaron me PSG.

Mbetet të dihet se si PSG do të trajtojë problemin e ‘Failr Play’ financiar që ka qenë kaq i kufizuar në kohët e fundit. Largimi i disa prej yjeve të tyre si Di Maria ose Rabiot, (gjithashtu i lidhur me Barçën), mund të jetë zgjidhja për të parandaluar një nga nënshkrimet më interesante të ekipit të Barcelonës. /IndeksOnline/

Temat: