23:04 / E Diele, 27 Shtator 2020

PSG e fortë për Reimsin e Arbërit dhe Valonit

Paris Saint-Germain ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pas dy humbjeve radhazi të pësuar në dy ndeshjet e para të Ligue 1.

Kampionët në fuqi të Francës kanë mposhtur 2-0 Reims-in e vendit të parafundit, shkruan Indeksonline.

Sfida e luajtur në Stade Auguste-Delaune është vendosur nga një dygolësh i Mauro Icardi-t, i cili nuk shënonte që nga shkurti i kaluar.

 Argjentinasi ka hapur takimin në minutën e 9-të dhe e ka mbyllur atë në të 63-ën.

Të dy asistet janë dhënë nga Kylian Mbappe.

Valon Berisha luajti të gjithë ndeshjen ndërsa Arbër Zeneli u inkuadrua në minutën e 65-të. /IndeksOnline/