19:14 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / C E

PSG e sakrifikon Leonardon për Mbappen

Kylian Mbappe pritet që të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Ginaluca Di Marzio raportoi sot se sulmuesi francez do të qëndrojë në “Parc des Princes”, duke refuzuar kështu Real Madridin.

Sipas gazetarit francez Julien Laurens, qëndrimi i Kylian Mbappe në Paris Saint-Germain do të rezultojë në shkarkimin e drejtorit sportiv Leonardo. 

Personi që do të zëvendësojë Leonardon është Luis Campos, i cili ishte drejtor sportiv në Monaco kur Mbappe luante atje.