22:49 / E Diele, 19 Shtator 2021 / C E

PSG fiton ndaj Lyonit, humb “qetësinë” e Messit

PSG ka shënuar fitore në derbin e Francës ndaj Lyonit.

Parisienët fituan me rezultat 2-1 me një gol të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ishte Lucas Paqueta që pas një asistimi të Ekambit në mënyrë fenomenale realizoi për 0 – 1 (54′), shkruan Indeksonline.

Ndërsa, Neymar barazoi rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë (66).

Kur mendohej se do mbyllej me këtë rezultat, i inkuadruari Mauro Icardi doli në skenë duke i sjellë fitoren “Parisienëve” (90+2).

Shaqiri ishte në lojë për 66 minuta.

Një reagim aspak i mirë nga Lionel Messi i cili u zëvendësua në minutën e 76-të dhe nuk e përshendeti trajnerin.

PSG mbetet në krye të tabelës me 18 pikë, të gjitha fitore derisa Lyoni në vendin e nëntë me 8 pikë. /IndeksOnline/