23:06 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / C E

PSG fiton në fund, goli i Messit merr vëmendje

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 2:1 ndaj Nice, në kuadër të javës së nëntë në Ligue 1.

Ishte Messi që në minutën e 29-të shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

VIDEO

Me të nisur pjesa e dytë, Nice barazoi nëpërmjet Laborde.

Në minutën e 83-të, Mbappe shënoi për t’i dhënë fitoren vendasve.

Me këtë triumf, PSG shkon në vendin e parë me 25 pikë, dy më pak se Marseille.

Në anën tjetër, Nice mbetet e 13-ta me tetë pikë të grumbulluara.