16:22 / E Martë, 28 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

PSG gati t’i ofrojë pagë stratosferike Rashfordit

Marcus Rashford është lojtari më në formë në Manchester United dhe ndoshta në të gjithë futbollin anglez.

Nuk është mister që Paris Saint-Germain i Al Khelaifit është duke e ndjekur sulmuesin me interes prej disa kohësh tashmë.

Sipas raportimeve të medieve britanike, ndërsa “Djajtë e Kuq” po përpiqen të rinovojnë kontratën aktuale të sulmuesit 25-vjeçar, që skadon në 2024-ën, PSG-ja i ka ofruar lojtarit 22 milionë euro pagë sezonale, një ofertë monstruoze që do të bënte këdo të pranonte. /ss/