21:12 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / A. A

PSG ia vë shënjestrën Lewandowskit, zëvendësim i Mbappes

Paris Saint Germaini sot gjatë ditës konfirmoi dëshirën e Kylian Mbappe për tu larguar nga ekipi francez.

Mbappe pritet të transferohet te Real Madridi.

Mediumi francez ‘RMC’ njofton se parisienët janë vënë pas sulmuesit Robert Lewandowski, të cilin e shohin si zëvendësues të Mbappes.

Sipas burimeve të ‘RMC’, Paris Saint Germain tashmë ka kontaktuar menaxherin e Leëandoëskit.

/Indeksonline/