PSG-ja me një këmbë në finale, mbyllet pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Bayern Munchen vs Paris Saint-Germain, gjysmëfinalja e kthimit e Ligës së Kampionëve.
Skuadra mysafire po fiton minimalisht 0:1 me golin e Ousmane Dembeles, shkruan Indeksonline
Bayerni gjatë pjesës së parë, kërkoi një penallti – por gjyqtari nuk e pa si 11-metërsh prekjen e topit me dorë nga Joao Neves.
Kujtojmë që PSG-ja momentalisht është në epërsi me rezultatin 4:6./Indeksonline/

