09:40 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

PSG-ja refuzon ofertën 190- milionëshe nga Barcelona për Neymarin

PSG-ja ka refuzuar 190 milionë euro ofertë nga Barcelona.

Oferta parashihte që Barcelona t’i paguante 40 milionë euro vitin e parë, duke e marrë Neymarin në formë huazimi dhe 150 milionë në verën e ardhshme, transmeton Indeksonline.

Bordi i PSG-së vazhdon ta bllokojë kalimin e Neymar-it në Barcelonë dhe me pak ditë të mbetura deri në përfundim të afatit kalimtar, e ardhmja e brazilianit është e pazgjidhur./Indeksonline/