18:29 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

PSG kërkon Coutinho për ta bërë të lumtur Neymar-in

Gjiganti francez, PSG po planifikon që të transferoj yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho këtë verë për ta bërë të lumtur Neymar-in, raporton Diario AS.

Ish-lojtari i Liverpool është i frustruar me skuadrën katalunase këtë sezon, transmeton Indeksonline.

Braziliani erdhi në ‘Camp Nou’  me pritshmëri  të mëdha. Ai i kushtoi Barcelonës 160 milionë euro.

Për Coutinhon të interesuar janë edhe klubet angleze, Chelsea dhe Manchester United./Indeksonline/