20:37 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / OSH

PSG – Mbappe, bisedimet për kontratën e re po shkojnë “mirë”

Nëna e sulmuesit të PSG, Kylian Mbappe ka thënë se bisedimet për kontratën e re me klubin po shkojnë mirë, pavarësisht interesimit nga Real Madridi, transmeton Indeksonline.

Francezi ishte i kërkuar gjatë afatit të verës nga Los Blancos, por oferta e tyre u refuzua nga klubi parisien.

Megjithatë, Mbappe është futur në muajt e fundit të kontratës së tij dhe mund të largohet si agjent i lirë por si duket gjërat kanë ndryshuar dhe Mbappe mund të vazhdojë të qëndrojë në Parc de Princes.