15:00 / E Martë, 24 Gusht 2021 / LB

PSG me ofertë për Camavinga

Paris-Saint Germain ka bërë një merkato të çmendur këtë afat, duke sjellur disa super futbollistë në pak shpenzime.

Por, duket se drejtuesit e klubit ende nuk kanë përfunduar punë në ‘pazar’, ata pritet të bëjne ofertë drejt Rennes për mesfushorin e talentuar, Edouardo Camavinga, transmeton IndeksOnline.

Rennes e ka hedhur në treg francezin i cili mund të largohet këtë verë, për 30 milionë euro.

Për shërbimet e tij janë të interesuar edhe klube tjera si Manchester United dhe Real Madrid.