23:01 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / C E

PSG mposhtet nga Clermont, Auxerre bie nga liga

Sergio Ramos i thotë lamtumirë në mënyrën e duhur PSG-së. Në ndeshjen e tij të fundit me ekipin parizien (një ditë më parë u njoftua zyrtarisht se nuk do të rinovonte kontratën), mbrojtësi veteran spanjoll, i aktivizuar titullar në humbjen 2-3 ndaj Clermont, zhbllokoi sfidën në minutën e 16-të pas krosimit të Vitinhas.

Vetëm pak minuta më vonë, Hakimi fitoi një 11-metërsh që e shndërroi në gol Kylian Mbappe, 2-0.

Në minutën e 24-t, një gafë e italianit Verratti i dha mundësinë lojtarit të Clermont, Gastien, të ngushtonte diferencën në 2-1.

Tjetër gabim, këtë radhë i Donnarummas, në fundin e pjesës së parë, Zeffane barazon rezultatin në 2-2.

Në të 63-tën ndodh ajo që nuk pritej, Clermont realizon golin e përmbysjes me Kyei.

Luajti ndeshjen e fundit në “Parc des Princes” edhe Lionel Messi, që nuk ia doli ta mbyllte me gol përvojën 2-vjeçare te kampionët e Francës.

Mbyllje dramatike e sezonit nga Auxerre, që me humbjen 1-3 në shtëpi përballë Lensit bie nga kategoria, pasi Nantes e parakaloi në renditje falë fitores 1-0 Angers.

Sa i përket pjesëmarrjes në Kupat e Europës, në Europa League do të luajë Rennes, kurse Lille në Conference League.

Java e 38-të

Ajaccio – Marseille      1-0

Auxerre – Lens     1-3

Brest – Rennes     1-2

Lorient – Strasbourg    2-1

Monaco – Toulouse     1-2

Nantes – Angers   1-0

Nice – Lyon   1-3

Paris SG – Clermont     2-3

Reims – Montpellier    1-3

Troyes – Lille 1-1

Standings provided by Sofascore