10:38 / E Shtunë, 24 Qershor 2023 / Gj. Sh

PSG nuk e harron Messin, e uron për ditëlindje

Lionel Messi sot feston ditëlindjen e 36-të.

Sulmuesi argjentinas javë më parë ka njoftuar se do të vazhdojë karrierën te skuadra amerikane, Inter Miami, pas dy viteve të kaluar te  Paris Saint-Germain, shkruan IndeksOnline.

Pavarësisht largimit, klubi francez e ka uruar Messin në rastin e ditëlindjes.

“Gëzuar ditëlindjen Leo”, shkruhet në postimin e PSG-së në faqen zyrtare, ku është shoqëruar me një video me golat më të mirë të “pleshtit” me skuadrën parisiene.

Messi bëri 75 paraqitje zyrtare me fanellën e PSG-së në të gjitha garat, duke shënuar 32 gola dhe ka bërë 34 asistime./IndeksOnline/