17:47 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

PSG nuk heqë dorë nga ylli i Milanit

Disa ditë më parë, drejtori sportiv i PSG, Leonardo tha se një portier nuk është një prioritet për klubin parisien.

Por sipas raporteve të Le Parisien, kampionët francezë nuk kanë hequr dorë nga ideja e nënshkrimit të Gianluigi Donnarumma të Milanit, përcjellë Indeksonline

Disa javë më parë, PSG dorëzoi një ofertë prej 20 milionë euro plus Areola në Milano, e cila u refuzua nga Maldini.

Drejtuesit e Milanit kanë raportuar se 20 vjeçari nuk do të shitet, megjithatë një ofertë e shtrenjtë mund t’ua ndryshoj mendjen. /Indeksonline/