17:33 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

PSG pas portierit të Real Madridit

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, portieri Keylor Navas pritet të largohet përfundimisht nga Real Madrid.

Kostarikani nuk ka më vend si titullar në këtë klub, ndaj 32-vjeçari është në kërkim të një skuadre të re.

Sipas “RMC Sport”, skuadra e PSG-së synon të sjellë në Ligue 1 portierin e njohur (tues i 3 Champions radhazi), madje duke i ofruar edhe një vend si titullar.

Pas largimit të Gigi Buffon dhe dështimit për të sjellë në Paris portierin Gigi Donmnarumma, skuadra e PSG-së ka hedhur sytë te Navas.

Kontrata e Navas me Real Madrid skadon pas një viti, por ai mund të largohet për shumën e 10-15 milionë eurove.

Ka qenë vetë trajneri Thomas Tuchel ai që ka kontaktuar me portierin e “los blancos”, për ta bindur të vijë në Francë dhe të nisë një aventurë të re.