14:31 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

PSG përforcon mesfushën me talentin italo-senegalez

Cher Ndour i është bashkuar PSG-së si transferim i lirë pas largimit nga Benfica.


Mesfushori 18-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin dhe do të mbajë numrin 27.


“Jam shumë i prekur. Është një përzierje emocionesh, por është lumturi mbi të gjitha sepse Paris Saint-Germain është një nga klubet më të mira në botë me kaq shumë qmime dhe për mua është një nder të jem pjesë e kësaj familjeje të re” tha ai. /IndeksOnline/