13:33 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

PSG pezullon Rabiot-in

Sipas burimeve të “ESPN” , Paris Saint-Germain ka suspenduar mesfushorin Adrien Rabiot deri më 27 mars, për shkak të një sjellje të “pahijshme” nga ana e lojtarit.

L’Equipe kishte raportuar se lojtari është parë në një klub nate pas humbjes në Ligën e Kampionëve kundër Manchester United dhe ka pëlqyer një video në rrjete sociale ku Patrice Evra kërcënonte të godiste ish-lojtarin e PSG, Jerome Rothen.

Burimet e fundit kanë shprehur se Rabiotit nuk do t’i lejohet të hyjë në qendrën e trajnimit të PSG derisa ai të ketë takuar zyrtarët kryesorë të klubit në fund të muajit.

Në këtë takim mund të arrihet edhe marrëveshja për shkarkimin zyrtar të 23-vjeqarit, pasi që ky i fundit nuk është duke u pajtuar për vazhdimin e kontratës me kampionët francez. /IndeksOnline.