19:01 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

PSG shënon fitoren e tretë radhazi, shënojnë Neymar-Cavani-Mbappe

Paris Saint Germain ka regjistuar fitorën e tretë rradhazi në Ligue 1. Kampionët e Francës kanë mposhtur me rezultat 3:1 skuadrën e Angers.Skuadra e Thomas Tuchel e ka nisur në mënyrë përfekte sezonin e ri, duke grumbulluar maksimumin e pikëve në tri ndeshjet e para.

Ishte Cavani që kaloi në epërsi skuadrën nga Parisi, me golin e shënuar në minutën e 12’.Mysafirëve nuk i’u deshën më shumë se 10 minuta për të barazuar rezultatin. Këtë e bëri Thomas Mangani nga pika e bardhë, për të shkuar në pushim me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë ishte i riu Kylian Mbappe i cili në minutën e 51’ kalon skuadrën në epërsi për herë të dytë. Goli i tretë për PSG dhe i katërti në ndeshje erdhi nga braziliani Neymar, i cili në minutën e 66’ vulosi fitorën e kampionëve në fuqi.Duket se Thomas Tuchel nuk e ka pasur problem ta instaloj lojën e tij në skuadër.

Temat: