23:14 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

PSG shkëlqen edhe pa Neymar, “shkatërron” Marseillen

PSG ka shënuar fitore të madhe ndaj rivalëve të Olimpique Marseille duke e mposhtur me rezultat 4-0.

Kampionët e kanë zgjidhur në 45 minutat e para, me spektaklin e dhuruar nga Mauro Icardi dhe Kylian Mbappe, që kanë shënuar nga dy gola për kokë.

Por, protagonist ka qenë edhe Angel di Maria, i frymëzuar këtë sezon me pasime të arta. Plot tri asist në këtë sfidë.

Skuadra e Tuchel fluturon 8 pikë larg vendit të dytë, ku pozicionohet Nantes dhe kështu nis arratisjen ende pa u mbushur mirë gjysma e kampionatit.