16:54 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / C E

PSG synon ta bind trajnerin që ka fituar të gjitha Kupat evropiane

Gjiganti francez Paris Saint-Germain është duke konsideruar që të bëjë një lëvizje për trajnerin Jose Mourinho, raporton “The Telegraph”.

Krerët e gjigantit francez janë shumë pranë shkarkimit të Mauricio Pochettinos, dhe tani e shohin ardhjen e Mourinhos si zëvendësim ideal për argjentinasin.

Po ashtu, sugjerohet se lidhja e ngushtë e Mourinhos me drejtorin sportiv të PSG-së, Luis Campos, ka bërë që kampioni i Ligës 1 të interesohet në trajnerin portugez.

Në anën tjetër, tjetër kandidat për postin e trajnerit te PSG është edhe francezi Zinedine Zidani, por siç spekulohet ky i fundit është duke e pritur mundësinë që ta marrë drejtimin e Kombëtares së Francës.

Mourinho u shkarkua nga tre rolet e tij të fundit, në Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, përpara se të merrte drejtimin e Romës në verë dhe t’i jepte fund epokës së tyre 14 vjeçare pa trofe.

Ai e udhëhoqi klubin drejt suksesit në Ligën e Konferencës, trofeu i katërt evropian në karrierën e tij si trajner.