19:00 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

PSG triumfon përballë Nimes në një triler prej gjashtë golash

Paris Saint-Germain ka vazhduar të fitojë në kuadër të kampionatit francez, Ligue 1.

”Viktima” e radhës së skuadrës nga kryeqyteti francez është Nimes, transmeton IndeksOnline.

Ndeshja e zhvilluar në ”Stade des Costieres” i ka takuar PSG-s me rezultat, 4-2.

Skuadra e Thomas Tuchel fitoi me golat e shënuar nga Neymar (’36), Di Maria (’40), Mbappe (’77) dhe Cavani (’90).

Ndërsa, për vendasit shënuan Bobichon (’63) dhe Teji Savanier në minutën e 71-të të ndeshjes.

Vlen të përmendet se në minutat e fundit, Kylian Mbappe i PSG-s dhe Teji Savanier u ndëshkuan me karton të kuq.

Pas katër ndeshejve të zhvilluara, PSG mbetet lider me 12 pikë, ndërsa Nimes ka 6 pikë sosh./IndeksOnline/

Temat: