23:11 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Angel Di Maria shënoi gol brilliant nga korneri në fitoren, 4-2 ndaj Nimes (Pamje)

Paris Saint-Germain është përballur në pasditën e sotme me Nimes, skuadrën e sapo-promovuar në Ligue 1 për këtë sezon.

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel startoi nga minuta e parë me Kylian Mbappe, Neymar, Angel di Maria dhe Edinson Cavanin.

Dhe të gjithë prej lojtarëve të lartëcekur dhanë kontributin e tyre të mjaftushëm për t’i impresionuar tifozët parisien.

Megjithatë, goli për të cilin është folur më së shumti është i dyti, të cilin e shënoi anësori argjentinas, Angel Di Maria, transmeton IndeksOnline.

Di Maria scored from a corner for PSG

Në minutën e 40-të u akordua rivënie këndi për kryeqytetasit dhe këtë detyrë e mori përsipër ish-anëtari i Manchester Unitedit.

Ai arriti që të shënojë nga korneri me të majtën e tij perfekte për ta befasuar portierin kundërshtar, Paul Bernardoni.

Dhe natyrisht se goli i Di Marias mori lëvdatat e mjaftueshme të tifozëve të futbollit, pasi që ky nuk ishte tentimi i tij i parë – mbase as i fundit.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin fantastik të Di Marias./IndeksOnline/