10:36 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / k.v

Psoriaza dhe stresi. Cila është lidhja në mes të dyjave?

Psoriaza është një gjendje  afatgjatë e lëkurës që përves problemeve që i shkakton lëkurës, ajo është e ndërlidhur edhe me stresin në disa mënyra. 

Jo vetëm që stresi mund të shkaktojë shpërthim të psorizazës, por ata që vuajnë nga kjo e fundit mund të përballen në disa raste edhe me probleme të shëndetit mendor.

Kur një person ka psoriazë, sistemi i tyre imunitar bënë që të prodhohen shumë qeliza të lëkurës. Psoriaza gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion në të gjithë trupin.

Mjekët e dinë se një problem me sistemin imunitar shkakton rritjen e tepruar të qelizave të lëkurës që është karakteristikë e psoriazës. Megjithatë, shkaqet themelore të kësaj përgjigje imune nuk janë kuptuar ende.

Psoriaza është një kusht afatgjatë dhe aktualisht nuk ka shërim. Stresi psikologjik mund të shkaktojë shpërthime të saj, transmeton Indeksonline. 

Një rishikim i vitit 2013 vëren se 68 për qind e të rriturve me psoriazë përjetojnë shpërthime të saj pas incidenteve stresues.

Shkencëtarët nuk e dinë saktësisht pse stresi e bën psoriazës të përkeqësohet por ata besojnë se ajo lidhet me efektin që stresi ka në inflamacion./Indeksonline/