20:54 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / Gj. Sh

PSV rikthen rezultatin ndaj Sevillas, e eliminon nga Liga e Kampioneve

Sevilla është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Skuadra spanjolle u mposht në shtëpi nga PSV Eindhoven, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse Sevilla kishte epërsinë prej dy golave, PSV arriti ta përmbyste rezultatin.

Sergio Ramos shënoi golin e parë në minutën e 24-të, duke shkur në pushim më epërsi 1-0.

En Nesyri dyfishoi rezultatin në minutën e 47-të, ndërsa Sevilla mbeti me një lojtar më pak, pasi Ocampos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e e 66-të.

Këtë epërsi numerike në fushë e shfrytëzoi PSV, duke arritur ta përmbyste rezultatin.

Saibari ngushtoi rezultatin në minutën e 68-të, ndërsa një autogol nga Gudelj barazoi shifrat në 2-2.

Golin e fitores për skuadrën holandeze e shënoi Pepi në 90+2.

PSV me këtë fitore renditet në vendin e dytë të Grupit B, me 8 pikë, një më pak se Arsenal.

Në anën tjetër Sevilla është e fundit me 2 pikë, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve./IndeksOnline/