75 Mall Live Search
22:33 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Publikohen fotografi të mjetit shpërthyes që u gjet sot në zyret e CCN-it

Një mjet i dyshimtë shpërthyes u gjet sot në zyret e CCN në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me këtë gjetje, FBI tha se janë në proces e sipër të një hetimi që do të çonte në një pistë të saktë se kush qëndron prapa këtyre eksplozivëve të cilët përveç në CNN janë dërguar edhe tek Barack Obama e Hillary Clinton, transmeton Indeksonline.

Ndërsa një fotografi e cila ka qarkulluar së fundi në mediat e huaja, shfaqet në pah ajo se çfarë është gjetur brenda zyreve të CNN.

Ndryshe zyret e CCN u evakuuan sot menjëherë pasi bomba e dyshimtë u dërgua përmes postës./Indeksonline/

 

Mjet i dyshimt edhe në CNN, momenti kur alarmi paralajmëron gazetarët