17:04 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mjet i dyshimt edhe në CNN, momenti kur alarmi paralajmëron gazetarët

Gazetarët e CNN, Poppy Harlow dhe Jim Sciutto, ishin live në momentin kur alarmi i zjarrit në Time Werner Center (vendi ku i kanë zyret CNN) u ndez për t’i paralajmëruar të gjithë punonjësit për të evakuuar ndërtesën, pasi një pajisje e dyshimtë shpërthyese u gjet në katin e poshtëm ku qëndron posta.

Pajisja e dërguar në Time Warner Center u ndërtua me një tub dhe tela, sipas një burimi të NYPD. Autoritetet e zbatimit të ligjit po e trajtojnë pajisjen si një shpërthim të vërtetë.

Vlen të theksohet se më herët edhe gjetur mjet i dyshimt shpërthyes drejtuar shtëpisë së Hillary Clinton, Barack Obamas, e së fundmi edhe Shtëpisë së Bardhë. /IndeksOnline/