15:20 / E Martë, 31 Janar 2023 / B O

Publikohen fotot e makinës së parë të Xiaomi

Marka Xiaomi do të nxjerrë në treg makinën e saj të parë në vitin 2024 dhe një vit më herët, janë publikuar fotot e para nga ky mjet që do të quhet Xiaomi MS11.

Makina e kompanisë kineze, që është shumë e njohur për prodhim celularësh, ka fenerë të ngjashme me ato të modeleve të fundit McLaren, por pika e fortë e makinës elektrike Xiaomi nuk do të jetë në dizajn, por në teknologji.

Gjithashtu, çmimi i kësaj makine do të jetë i përballueshëm. Edhe pse jo zyrtarisht, zërat janë se do të kushtojë rreth 40 000 euro.