17:23 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / k.v

Publikohen fotot e personave që kryen vjedhjen e rëndë në Gjilan (Foto)

Agron Berisha nga Prishtina, javë më parë kishte përfituar një grant nga Ministria e Bujqësisë për rregullimin e energjisë solare në Sllakovc të Gjilanit, pasi që merret me kultivimin e pemëve/drunjve.

Por, vetëm pas katër ditëve që i kishte montuar pajisjet, disa persona ia kishin vjedhur ato.

Në një prononcim për Indeksonline, bujku Agron Berisha ka thënë se ndonëse të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe  shihen fytyrat e tyre qartë, ende të njëjtit nuk janë arrestuar nga policia ndonëse këta të fundit i kishin thënë se janë nga rajoni i Ferizajt.

“Unë me profesion jam bujk. Kam aplikuar në Ministrinë e Bujqësisë për të fituar grantin e rregullimit të energjisë solare dhe pasi e kam fituar këtë grant menjëherë i kam vendosur pajisjet në plantacion, por dikush hyri dhe mi vodhi tetë akumulator, ku vlera e tyre e përgjithshme është 3200 euro”, ka thënë Berisha.

Ai thotë se këtë rast të vjedhjes e kishte paraqitur më të kuptuar se ajo ka ndodhur.

“Policët dolën në vendin e ngjarjes i morën të gjitha materialet që ju duheshin për hetime, por ka kaluar më shumë se një muaj kohë dhe asgjë nuk u zbulua”, ka thënë ai.

Ai kërkon nga organet e hetuesisë që ta zbulojnë këtë rast sepse i janë shfaqur shumë vështirësi në biznes./Indeksonline/