11:05 / E Martë, 19 Tetor 2021 / B O

Publikohen mesazhet e tradhëtisë që ndanë Icardin dhe Wanda Naran

Çifti i famshëm, Muaricio Icardi e Wanda Nara i kanë dhënë fund lidhjes. Një tradhëti e futbollistit argjentinas thuhet se ka qenë “sebep” që dashuria e çiftit të merr fund.

Wanda Nara gjeti mesazhe private mes Mauro Icardi dhe China Suárez përmes Telegramit. Icardi thuhet se kishte filluar bisedat me China Suarez në Instagram, para se të vazhdonin me shkëmbimin e numrave të telefonit, shkruan Indeksonline.

Wanda Nara, ish-gruaja e Maxi López dhe me të cilën ai ka tre fëmijë, udhëtoi për në Milano për fundjavën që lamë pas.

Icardi poashtu ka shkuar pas saj dhe po tenton që të pengojë ndarjen e tyre.

Icardi thuhet se po i kërkon falje vazhdimisht asaj duke e garantuar se nuk kishte asgjë më shumë mes tyre, veçse shkëmbim mesazhesh./Indeksonline/