20:51 / E Shtunë, 18 Dhjetor 2021 / OSH

Publikohen nominimet për Brit Awards 2022: Dua Lipa kandidon për dy çmime, Adele për katër

Adele, Ed Sheeran, Little Simz dhe Dave kryesojnë numrin më të madh të nominimeve ndonjëherë në Brit Awards.

Secili artist ka nga katër nominime, përfshirë nominime në kategorinë e re “Artisti/ja i/e vitit” që ka zëvendësuar çmimet “Artistja më e mirë e vitit” dhe “Artisti më i mirë i vitit”, dhe për çmimin “Albumi i vitit”. Çmime të reja janë shtuar këtë vit për të nxjerrë në pah përsosmërinë në zhanret: alternative/rock, hip-hop/grime/rap, dance dhe pop/R&B, shkruan The Guardian.

Ndryshimi në çmimet gjinore erdhi pas kritikave për ceremoninë e vitit 2021 nga këngëtari jo-binar (i papërcaktuar në gjini) Sam Smith, identiteti gjinor i të cilit nënkuptonte se ai nuk mund të nominohej në kategorinë e meshkujve apo femrave. Smith tha: “Mezi pres një kohë ku shfaqjet e çmimeve mund të reflektojnë shoqërinë në të cilën jetojmë”.

Sam Smith (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images)

Organizatorët britanikë u përgjigjën se ishin “të përkushtuar për të zhvilluar shfaqjen” dhe njoftuan një konsultim, duke zbuluar përfundimisht ndryshimet muajin e kaluar. Tom March, bashkë-president i Polydor Records, i cili është kryetari i këtij viti në organizimin e Brit Awards, tha: “Është e rëndësishme që britanikët të vazhdojnë të evoluojnë dhe të synojnë të jenë sa më gjithëpërfshirës që të jetë e mundur”.

Ekzistonte rreziku që heqja e çmimeve gjinore, do të sjellte kategorit të reja të përziera të anuar drejt burrave, të cilët kanë dominuar me çmime disa ceremoni çmimesh që janë mbajtur së fundmi – por më shumë artiste solo femra dhe grupe janë nominuar këtë vit se në çdo kohë në të kaluarën.

Në mesin e të nominuarve ka disa artistë të njohur të suksesshëm – Dua Lipa kandidon për çmim në kategoritë pop/R&B dhe “Kënga e vitit”, pavarësisht se ka publikuar shumë pak muzikë të re. Këngëtarja pop nga South Yorkshire, Self Esteem, është nominuar për çmimin “Artisti/ja më i/e mirë”.

Dua Lipa në Brit Awards 2021 (Foto: Reuters)

Central Cee merr tri nominime në përgjithësi në paraqitjen e tij të parë në Brits, duke mbyllur një vit përparimtar për reperin 23-vjeçar që e pa atë të dominonte çmimet Mobo dhe Rated për muzikën britanike të zezë dhe të shënonte dy hitet më të mira në Top 10. Producenti veteran i zhanrit dance, David Guetta është nominuar gjithashtu tri herë, për kontributin e tij në tri këngë të përbashkëta të zhanrit dance: “Bed”, “Heartbreak Anthem” dhe “Remember”. Këngëtari dhe kompozitori i “Geordie”, Sam Fender, gjithashtu fitoi tri nominime.

Ka një gamë të larmishme artistësh në garë për grupin e vitit, duke nisur nga fituesit e katërfishtë të këtij çmimi ndër vite, Coldplay, si dhe grupet: Wolf Alice, London Grammar dhe Little Mix.

Kjo është lista e plotë e nominimeve në Brit Awards 2022:

Artisti/ja i/e vitit
Adele
Dave
Ed Sheeran
Little Simz
Sam Fender