15:42 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Publikohen pamjet ku avioni rus në mënyrë ‘agresive’ tenton të largojë nga hapësira avionin amerikan

Një avion luftarak rus është filmuar duke e detyruar një F-15 të SHBA-së, që të largohet dhe të ndryshojë drejtimin, duke qëndruar në afërsi të rrezikshme të avionit amerikan.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale ruse, avioni luftarak SU-27 vjen në kornizë dhe bën një kthim majtas. Në këtë rast avioni amerikan duke mos pasur zgjidhje tjetër detyrohet që të largohet nga rruga pasi avioni rus tentoi ta godas atë, transmeton Indeksonline.

Lidhur me këtë nga Pentagoni kanë deklaruar se avioni rus erdhi në mënyrë të rrezikshme pranë avionit amerikan, gjatë kalimit mbi Detin e Zi të hënën e kësaj jave.

Zëdhënësja e Pentagonit shtoi se avioni rus qëndroi në afërsi  të avionit amerikan gjatë fluturimit për dy orë e 40 minuta./Indeksonline/