21:58 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Publikohen pamjet kur Baki Burri e fut vetën pesë herë në votim

Me forcë dhe në mënyrë të jashtëligjshme, bashkëpunëtori i Agim Ademit është zgjedhur përfaqësues i Ligës Rajonale të Pejës.

Ai e ka hedhur vetën plot pesë herë në votim, ku katër herë nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Në herën e pestë, me shantazhe dhe kërcënime ka arritur t’i siguroj votat, shkruan Indeksonline.

Në këtë mbledhje nuk është lejuar të marrë pjesë përfaqësuesi i klubit më të madh pejan, Besa si dhe ka pasur nga ata që nuk kanë qenë delegat.

FC Besa ka publikuar pamjet e mbledhjes së mbajtur, ku u votua përfaqësuesi i LRF të Pejës. /IndeksOnline/