14:57 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / B O

Publikohen pamjet kur hajduti shqiptar vret një grek, shitës në dyqan

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur një 27-vjeçar shqiptar ekzekutoi me armë zjarri një 44-vjeçar në Selanik, shitës në një dyqan ditën e shtunë.

Shqiptari së bashku me një 35-vjeçar grek shkuan për të grabitur, por në një moment rasën në rezistencën e pronarit të dyqanit dhe shqiptari e qëlloi për vdekje duke i marrë jetën në vend.

Sot shqiptari dhe greku dolën përpara gjykatës. 27-vjeçari u shpreh se ishte nën efektin e drogës. “Unë jam i varur nga droga dhe më duheshin para” tha më tej ai./ Abcnews/