00:09 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Publikohet bashkëpunimi i shumëpritur, Mozzik dhe Kida iu sjellin hitin

Mozzik nuk ka të ndalur, e as Kida.

Dyshja e artistëve të njohur për hite të shumta kanë vendosur që edhe një herë t’i bashkojnë forcat për të sjellur një tjetër projekt të suksesshëm.

Reperi i njohur dhe këngëtarja simpatike sapo kanë publikuar projektin me titullin “PP” dhe kanë befasuar të gjithë, pasi janë të përfshira jo një, po dy këngë, “Paranoia” dhe “Pishman”, transmeton Indeksonline.

Projekti erdhi bashkë me videoklip i cili u realizua nga Imagine films me koncept nga Elena Kelmendi, për tekstin u kujdes vet reperi Mozzik dhe Nuk, ndërsa muzika nga Mixey.

Kujtojmë që kjo është kënga e dytë së bashku e Mozzik dhe Kida, artistët në vitin 2015 bashkëpunuan në projektin “Premtimet”.

Më poshtë mund të dëgjoni “PP” e cila s’ka asnjë dyshim që do të hyjë në mesin e hiteve verore./Indeksonline/