15:13 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Publikohet biseda Milloshevic–Mlladiq: Kurrë nuk do të dorëzojë në Hagë

Ish-presidenti serb, Sllobodan Milloshevic, i njohur si kasapi i Ballkanit, iu kishte zotuar ish-komandantit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladic, se nuk do ta dorëzonte kurrë në Hagë.

Mediat serbe së fundi kanë shpërndare një audo-incizim, që pretendohet se është një bisedë sekrete mes Milloshevicit dhe Mlladicit, 21 vite më parë, në maj të vitit 1996, shkruan Gazeta Express.

Milloshevic që ka vdekur në vitin 2006 në Hagë, pa e marrë dënimin e merituar për krimet në Jugosllavi, gjatë bisedës i thotë tash të dënuarit me burgim të përjetshëm nga i njëjti tribunal, Ratko Mlladiqit, do ta ishte turp për kombin në rast se ish-gjenerali serb që urdhëroi masakrën e Srebrenicës do tu dorëzohej drejtësisë ndërkombëtare.

“Unë kurrë nuk do të lejojnë askënd të dorëzojë në Tribunal, për arsye historike dhe politike. Kjo do të ishte turp i madh për kombin tonë”, dëgjohet t’i thotë ndër tjera kasapi i Ballkanit, kriminelit Ratko Mlladiç.

 

Ndryshe, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime të Luftës ka dënuar, javën e kaluar, ish-komandantin e Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, me burgim të përjetshëm.

Mlladiq u dënua si i përfshirë në kryerjen e gjenocidit, krimeve të luftës dhe për krime kundër njerëzimit në Bosnje.

Ai u dënua edhe për masakrën e Srebrenicës.