19:08 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Publikohet çmimi, sa do të kushtojë vaksina 90% efektive ndaj Covidit-19

Kompania “BioNTech”, ka bërë të ditur sot se sasia e porosive do të ndikojë në çmimin e vaksinës së saj potenciale COVID-19 në botën e zhvilluar.

“Çmimi për SHBA-në për 100 milionë dozat e para është 19.50 dollarë për mjë dozë”, tha kryeshefi i strategjisë i “BioNTech”, Ryan Richardson pas publikimit të rezultateve të tremujorit të tretë të martën.

Ai po i referohej marrëveshjes të arritur në korrik nga partneri “Pfizer”, me Qeverinë amerikane për furnizimin e vaksinës.

“Ju mund të mendoni për këtë si një pikë referimi për mënyrën se si do ta çmonim vaksinën në botën e zhvilluar për vëllime të ngjashme”, tha Richardsoni, raporton Reutersi.