15:20 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Publikohet dueti “Po ta boj hallall” nga Afrim Muqiqi dhe Engjëllusha Salihu

Afrim Muqiqi dhe Engjëllusha Salihu kanë sjellur këngën e tyre të parë së bashku.

Dyshja e artistëve kanë lansuar projektin “Po ta boj hallall” i cili erdhi i vizuelizuar edhe me videoklip.

Për tekstin e këngës është përkujdesur Arian Agushi, muzika nga  Shyhrete Behluli me orkestrimi të Miti Geci, ndërsa për klipin u përkujdes Vizioni Media.

Kënga tashmë gjendet në kanalin Youtube dhe padyshim do të pritet mirë nga adhuruesit e tyre./Indeksonline/