09:14 / E Enjte, 06 Gusht 2020

Publikohet filmi për Covid-19, i realizuar nga disa kosovarë

Një film i shkurtër rreth pandemisë Coronavirus, i krijuar nga një grup shqiptarësh nga Suedia, është publikuar para pak ditësh në Youtube.

Filmi mban titullin ‘Covid-19’ sikurse ngjarja në film që mundohet të trajtohet përmes një skenari, regjie e aktrimi.

Në film motivohet dhe nxitet urrejtje ndaj mjekëve, që sipas autorëve të këtij filmi amator mjekët vetëm nën kërcënimin e armës pranojnë të japin ilaçin pacientit që në këtë rast është aktori kryesor i këtij filmi.

Ky film i shkurtër është realizuar nga një grup shqiptarësh nga Kosova që jetojnë në Suedi, ku edhe është xhiruar filmi.